Ish kryetari I Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka ankimuar në Apelin e Posaçëm masën e sigurisë “arrest me burg” dhënë në datë 26 qershor. Gjici, I cili akuzohet për korrupsion pasiv, kërkon që të hetohet me një masë më të butë sigurie. Ish-kryebashkiaku u arrestua më 24 qershor në Tiranë, në të njëjtën ditë kur Gjykata caktoi dhe masën “arrest shtëpie” për Alma Kaccin, gruaja që shfaqet në video-skandalin seksual në ambientet e Bashkisë së Kukësit.