Apeli i GJKKO vendosi lënien në fuqi të vendimit të mëparshëm të gjykatës për dënimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himnarës, Fredi Beleri me 2 vite heqje lirie. Vendimi për Belerin u shpall nga tre gjyqtarët Daniela Shirka, Dhimiter Lara dhe Ilirjana Olldashi. Ndërkohë është rrëzuar kërkesa e avokatëve të Belerit për përjashtimin e gjyqtares Daniela Shirka. Të njëjtët gjyqtarë kanë vendosur të lënë në fuqi edhe vendimin për tri vite shërbim prove për Pandeli Kokaveshin. Një masë e tillë u dha për këtë të fundit, pasi ai, si dhe fëmija i tij i mitur kanë probleme shëndetësore.