Gjykata e Apelit dënoi me një vit burg deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, për “kallëzim të rremë” në lidhje me dosjen “Babale”. Dënimi me vendim të formës së prerë është një nga pikat që parashikon ligji për heqjen e mandatit të deputetit. Me këtë vendim Salianji jo vetëm humbet mandatin, por edhe nuk mund të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme për deputet. Përfaqësuesi ligjor i deputetit Ervin Salianji, në një prononim për gazetaren e Top Neës, Alketa Shaba u shpreh se duhet pritur zbardhja e vendimit, ekzekutimi i tij, dhe rruga paralamentare drejt heqjes së mandatit.