Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje opozitës të bëhet bashkë për të zgjidhur ngërcin politik. Ai tha se opozita nuk ka arritur të krijojë një marrëveshje të përbashkët politike dhe as një kandidat unik, duke i hapur rrugë, sipas tij, vazhdimit të agjendës së Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Haradinaj tha se për sa kohë VV gëzon mbështetje mbi 40%, vendi do të vazhdojë të udhëhiqet nga politikat e Kurtit.