Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkësën e Jamarbër dhe Argita Malltezit për heqjen e sekuestros të 25 pasurive në total, duke lënë në fuqi vendimin e GJKKO për sekuestrimin e tyre. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Pasuritë janë sekuestruar me kërkesë të SPAK në kuadër të hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit ‘Partizani’. Mes llogarive bankare dhe pasurive të paluajtshme të Malltezit të sekuestruara, disa prej pronave janë bashkëpronësi me Argita Malltezin. Në 6 llogaritë e tij bankare, del se i janë sekuestruar më shumë se 250 mijë euro, ndërsa ka disa apartamente, një vilë në Gjirin e Lalzit dhe aksione në disa shoqëri biznesi.