Gjykata e Apelit të Posaçëm ka përfunduar shqyrtimin gjyqësor për dosjen e inceneratorit të Fierit dhe caktoi datën 19 dhjetor për shpalljen e vendimit. Avokatët e personave të dënuar kërkuan pafajësi për klientët e tyre. Në seancën e kësaj të mërkure nuk ishte i pranishëm asnjëri nga të akuzuarit. Në shkallën e parë, Gjykata e Posaçme shpalli të pafajshëm tre persona, Arben Dervishajn, Juli Imerajn dhe Arjola Kodrën.