Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar sërish kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për zëvendësimin e masës së sigurimit personal të arrestit në burg, në një masë tjetër me të lehtë si: arrest në shtëpi, garanci pasurore, detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, ose ndalimi i daljes jashtë shtetit. Përmes avokatit Kujim Cakrani, ish-presidenti Meta ka kërkuar që të mos mbahet në kafaz gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore.