Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf ka përcjellë një mesazh të fortë për partitë politike në Shqipëri. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Zingraf ka lajmëruar se partitë politike duhet që t’i zgjidhin pa konflikte mosmarrëveshjet e tyre. Sipas kryediplomatit gjerman, të gjithë janë në monitorim nga ndërkombëtarët, që po ndjekin çdo lëvizje tyren.