Drejtuesi i listës së kandidatëve të “Bashkë Fitojmë” për Këshilltarë të Bashkisë së Tiranës, Ilir Alimehmeti, doli në një konferencë për shtyp, ku përsëriti apelin ndaj qytetarëve që të marrin pjesë në votime, duke theksuar se e ardhmja e kryeqytetit është në duart e tyre.