Deputeti Ervin Salianji la ndër të parët mbledhjen urgjente të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, thirrur menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Apelit që la në fuqi dënimin e tij me një vit burg me akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen ‘Babale’. Pas mbledhjes së grupit ai iu drejtua banesës së tij duke kaluar me automjet pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Deputeti e ka konsideruar vendimin e tij si të motivuar politikisht.