Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro lidhur me vendimin e Apelit të dhënë më 31 korrik, për sekuestrimin e apartamentit të tij. Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Medi Bici dhe Albana Boksi vendosën rrëzimin e rekursit duke lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Apeli.