Më shumë se 1.000 fluturime të kompanisë Lufthansa janë anuluar të mërkurën për shkak të grevës së punëtorëve. Ky vendim i stafit ka prekur dhjetëra mijëra pasagjerë, teksa kriza me udhëtime vazhdon të rritet në Evropë. Rreth 134,000 pasagjerë është dashur të ndryshojnë planet për udhëtime apo që t’i anulojnë ato.