Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një konference këtë të enjte u ndal te RaportiProgresi i Komisionit Evropian për Shqipërinë, sipas të cilit qeveria Rama është damkosur nga vlerësimet negative. Berisha ka akuzuar shumicën socialiste se po miraton projektligje pa transparencë dhe pa konsultim publik. Duke iu referuar Raportit të Komisionit Europian, ai e cilësoi këtë praktikë si një tregues të funksionimit të asaj që e quan narko-parlament. Kreu i PD-së kritikoi gjithashtu politizimin e emërimeve në institucione të pavarura, duke akuzuar Ramën se ka shkelur traditën 25-vjeçare edhe në zgjedhjen e Avokatit të Popullit, duke e votuar me votat e veta.