Annalena Baerbock ministrja për punët e jashtme e Gjermanisë dhe homologia e saj e Sllovenisë Tanja Fajon, garantuan se do të cojnë përpara anëtarsimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Në takimin e zhvilluar mes tyre, Baerbook nuk la pa kritikuar presidentin serb Aleksandër Vucic, që sipas saj, po nxit tensione në Kosovë e rajon. Baerbock kritikoi presidentin serb se po ndjek linjën e përafrimit me Bashkimin Evropian, por edhe të relacioneve të mira me Rusinë.