Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, vijon betejat gjyqësore në të gjitha hallkat, kundër vendimeve të marra ndaj tij. Veliaj ka ankimuar pezullimin e afateve të paraburgimit nga Gjykata e Posaçme, por kërkesa është rrëzuar këtë të mërkurë nga Apeli i GJKKO. Pas vendimit, avokati i Veliajt Plarent Ndreca tha për Top Neës se ccështja do të zgjidhet në Gjykatën e Lartë ose në atë Kushtetuese. Në seancat gjyqësore trupa gjykuese ka vendosur pezullimi e afateve të paraburgimit, ndërsa mbrojtja e ka kundërshtuar me arsyetimin se Veliaj nuk është bërë shkak për shtyrjen e njëpasnjëshme të seancave gjyqësore në themel.