Ish‑Presidenti, Ilir Meta, ka paraqitur një ankimim të ri në Apelin e Gjykatës së Posaçme, ku kërkon lirimin e tij nga burgu. Meta ndodhet në burg që nga 21 tetori i vitit 2024, ku u arrestua me urdhër të SPAK për akuzat e korrupsionit pasiv, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Dy seanca do të zhvillohen më 30 janar, në orën 10:30 dhe 11:00. Një seancë do të mbahet për masën e sigurisë dhe një për afatet e paraburgimit.