Numri i bizneseve u rrit me gati 4 mijë njësi në vitin 2023 në krahasim me vitin 2022, por vlera neto që shtuan në ekonomi ishte thuajse e papërfillshme. INSTAT ka publikuar anketën strukturore të ndërmarrjeve për vitin 2023, ku një krahasim me vitin paraardhës, thotë se numri i tyre ka shkuar në rreth 117 mijë e 300, nga pak më shumë se 113 mijë që regjistroheshin në vitin 2022.