Shëndetësia perceptohet nga qytetarët si sektori ku korrupsioni është më i përhapur në Shqipëri. Sipas Sondazhit Kombëtar të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), 36% e të anketuarve e rendisin atë në vend të parë, duke u ndjekur nga sistemi i drejtësisë dhe gjykatat, të cilat përmenden nga 24% e qytetarëve.