Top News – Anija ruse ndahet në gjysmë / Katastrofë pranë Krimesë, stuhi të forta në Detin e Zi
15/12/2024 14:44

Një cisternë rus nafte thuhet se është ndarë në gjysmë dhe një tjetër është dëmtuar nga dallgët e fuqishme pranë Kerçit në Detin e Zi, në brigjet e Krimesë të dielën. Autoritetet ruse konfirmuan se kishin nisur një operacion shpëtimi për dy anije, njëra prej të cilave mbante mbi 4000 ton naftë. Ministria ruse e Emergjencave për Krimenë shkroi në Telegram se kishte dërguar një helikopter Mi-8 dhe një rimorkiator shpëtimi në zonë për të ndihmuar ekuipazhin dhe për të hetuar mundësinë e një derdhjeje nafte. Në bordin e cisternës Volgoneft 212, e cila u dëmtua rëndë, ndodheshin 13 persona, dhe 14 persona në një anije të dytë, Volgoneft 239, e cila po lëvizte pas dëmtimit, tha ministria. Në mediat sociale është postuar një video e incidentit të dielën në mëngjes, nën të cilën shkruhet "Dallgët e ndanë në gjysmë cisternën ruse "Volgoneft-212" pranë brigjeve të Kerçit. Ajo mbante katër ton naftë, 15 anëtarë të ekuipazhit përfunduan në det. Anija po fundoset me shpejtësi. Mediat ruse po ashtu tregonin trupin e një anijeje mbi ujë duke raportuar se personat në bord kanë pritur ndihmë për rreth katër orë. Në vitin 2007, cisterna ruse e naftës Volgoneft 139 u mbyt në rrethana pothuajse të ngjashme. Ajo gjithashtu mbante 4000 tonë naftë kur u nda në gjysmë në ngushticën e Kerçit, duke shkaktuar një derdhje të madhe nafte. Ujërat pranë Krimesë janë një fushë beteje kritike në luftën e vazhdueshme Rusi-Ukrainë. Kievi ka vënë në shënjestër flotën ruse të Detit të Zi gjatë pushtimit të plotë të vendit që filloi në shkurt 2022. Ukraina është zotuar të anulojë aneksimin nga rusia të krimesë që tani shërben si qendra logjistike qendrore e Moskës për forcat e saj në Ukrainën jugore.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58