Shërbimi detar i Guardia Di Finanza në kapacitetet e saj ka edhe një anije me emrin e lumit shqiptar “Osum”, e cila është anija më e madhe në historinë e këtij shërbimi. Është anije me rreth 500 ton, me gjatësi 60 metra, gjerësi 9.5 metra dhe do të shërbejë për të koordinuar aktivitetet e parandalimit dhe luftimit të imigracionit të parregullt dhe trafikimeve të tjera të paligjshme.