Anija e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara “Trenton” mbërriti në portin e Durrësit. Selia diplomatike amerikane në Tiranë, e konsideron këtë moment, një dëshmi të partneritetit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Për herë të fundit një anije detare e këtyre përmasave ka mbërritur në Shqipëri në korrik të vitit 2023, kur USS Ramage mbërriti në port. “Kjo vizitë afirmon vlerat e përbashkëta dhe partneritetin mes SHBA-së dhe Shqipërisë, ndërsa ne punojmë së bashku për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në Evropë dhe Detin Mesdhe”, tha Damon Bateson, oficer përgjegjës i detashmentit ushtarak të Trentonit.