Një incident ka ndodhur afër brigjeve norvegjeze pasi Rusia dërgoi dy nëndetëse të armatosura në Detin e Veriut. Marina Mbretërore e Britanisë ka zbuluar se pikasi dhe u ndoqi hap pas hapi dy nëndetëse ruse nga Deti i Veriut. Një fregatë britanike ndoqi një nëndetëse ruse, e cila ishte e pajisur me raketa lundrimi Severodvinsk dhe një tjetër nëndetëse tw pajisur me raketa Vepr. Marina Mbretërore tha se fregata britanike i pikasi nëndetëset të shtunën dhe të martën e kaluar, më 19 korrik, përgjatë bregdetit norvegjez nga Arktiku.