Ushtria e kanadasë të enjten iu bashkua përpjekjeve të shpëtimit në komunitetet e shkatërruara nga përmbytjet në provincën e kolumbias britanike, me mijëra të evakuuar nga shtëpitë dhe një numër personash që konsiderohen të zhdukur pas rrëshqitjeve të mëdha të dheut. Forcat e armatosura kanadeze angazhuan një avion transporti hercules, disa helikopterë shpëtimi dhe qindra trupa në rajon ndërsa vendosën me mijëra ushtarë të tjerë në gadishmëri.