Duke cituar ekspertizën ligjore që i klasifikon dëmtimet e vëllezërve Bilbil dhe Jashar Maja si plagosje e lehtë, Andi Rraja, një prej personave të arrestuar për dhunën me shkopinj bejsbolli të dy muajve më parë ka kërkuar masë më të butë sigurie. 29 vjeçari Rraja mbahet në masën e sigurisë arrest me burg. Ai kërkon rivlerësim të kësaj mase sigurie në Gjykatën e Tiranës.