Ilir Rusi dhe Yllka Rupa do të jenë anëtarët e rinjë në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ku do të zëvendësojnë Maksim Çokun dhe Erjon Muharremajn. Në anën tjetër Mirela Bogdani u zgjodh në vendin vakant në KLP. Pavarësisht se Kuvendi nuk plotësoi dot shumicën prej 84 votash, bazuar në ligjin për zgjedhjen e aëtarëve të KLP dhe KLGJ, kandidatët e mësipërm janë automatikisht pjesë e këtyre institucioneve.