Pothuajse 20 vjet më parë, e ardhmja europiane e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor dukej e sigurt: Këshilli Europian kishte miratuar Agjendën e Selanikut. Ky ishte një udhërrëfyes i ri dhe gjithëpërfshirës për të drejtuar në mënyrë të sigurt vendet e rajonit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ky vizion kishte sjellë mbylljen e tragjedisë ballkanike të viteve 1990.