Andreë Tate, i njohur për deklaratat kontroverse dhe stilin e jetesës luksoze që shfaq në rrjetet sociale, nuk zotëronte disa prej makinave dhe as superjahtin që ka përdorur në përmbajtjet e tij online. Këtë e kanë pranuar përfaqësuesit e tij ligjorë, të cilët argumentojnë se Tate ka ekzagjeruar pasurinë dhe luksin e tij për të tërhequr më shumë vëmendje dhe për të gjeneruar të ardhura. Deklaratat janë bërë në një parashtresë drejtuar gjykatës, ndërsa Andreë Tate dhe vëllai i tij Tristan kërkojnë lirimin me kusht në Florida, ku ndodhen të arrestuar teksa presin zhvillimin e procedurave të ekstradimit drejt Britanisë së Madhe.