Rreth 20 anarkistë kanë hyrë dhunshëm në Ministrinë e Ambientit të Greqisë, dhe pasi kanë hedhur parrulla kundër valës së shtrenjtimit të energjisë dhe privatizimit të sektorit tentuan të largohen. Policia ndërhyri duke i ndaluar. Ata do të dërgohen në drejtorinë e policisë së Atikës dhe në vazhdim prokuroria do të hapë hetimet për ta. Protesta të ngjashme ndodhin shpesh në Greqi, ku grupimet e majta kanë gjetur këtë mënyrë për të protestuar për çështje të ndryshme.