Aktori i njohur Brad Pitt ka lejuar fqinjin e tij 105-vjeçar të jetojë pa qira në pronën e tij për vite me radhë. Mediat e huaja shkruajnë se aktori e lejoi të moshuarin të jetonte në një nga shtëpitë e tij që kur ai ishte 90-vjeç e derisa humbi jetën në moshën 105-vjeçare. Një nga fqinjet e Bred Pitt, Cassandra Peterson zbuloi në një intervistë se një nga shtëpitë që bleu Pitt ishte pronë e një burri të moshuar që jetonte atje që kur i vdiq gruaja dhe se kur aktori bleu shtëpinë, ai bëri një marrëveshje me 90-vjeçarin që ai mund të jetonte atje pa qira për pjesën tjetër të jetës së tij.