Shpejtësia me të cilën u ndërkombëtarizuan protestat e Tiranës nuk u pasuan me të njëjtin ritëm në objektivitetin e tyre. Fillimisht ishin mediat tradicionale ndërkombëtare, që nga Reuters, CNN, The Guardian, La Repubblica, apo Al Jazeera, që në artikujt e tyre ngatërruan investimin e Jared Kushner në Zvërnec me dëshirën e tij për të ndërtuar edhe në Sazan. Titujt e artikujve në ditët e para të protestës kujdeseshin që të theksonin pothuajse në çdo rast lidhjen e Jared Kushner me Presidentin Donald Trump, teksa në përmbajtje në shumë prej tyre ngatërrohej projekti për Zvërnecin me atë të Sazanit.