Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajoni Fier-Berat, ka sekuestruar 500 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva në një banesë të marrë me qera nga punonjësi i policisë Lorenc Gropa, i cili u vu në pranga më 25 maj së bashku me 3 shtetas të tjerë, të katërt pjesë e një grupi kriminal që trafikonin drogë. Nga hetimet e AMP-së ka rezultuar se punonjësi i policisë Lorenc Gropa e përdorte banesën me qëllimin për të magazinuar lëndën narkotike. Punonjësi i policisë Lorenc Gropa ishte me detyrë Trup Shërbimi I Patrullës së Përgjithshme pranë komisiaratit Fier.