Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka përsëritur edhe njëherë kushtet që duhen plotësuar në mënyrë që Amnistia Penale të votohet nga PD-ja. Alibeaj: Partia Demokratike është e vendosur për të votuar vetëm një Projekt-ligj për Amnistinë Penale, i cili i shërben qytetarëve të thjeshtë dhe të pambrojtur dhe nuk përfshihen në të zyrtarët e hetuar nga SPAK dhe të gjykuar në GJKKO-ja. Më tej theksoi se Partia Demokratike kërkon që amnistia të jetë në dobi të njerëzve dhe jo në dobi të të korruptuarëve.