Komisioni për Sigurinë Kombëtare është mbledhur online këtë të martë, për të diskutuar për projekt-ligjin për amnistinë, të cilin qeveria synon ta kalojë për miratim në parlament në fillim të shkurtit. Projekt-ligji, nga i cili qeveria thekson se do të përfitojnë më shumë se 600 të dënuar, përfshi edhe gra e të mitur, kërkon shumicë të cilësuar prej 85 votash, ndaj kryetari i Komisionit, Nasip Naço theksoi se është e rëndësishme që të vijë edhe mbështetja e opozitës.