Socialistët shpërfillën shqetësimet e Komisionit Europian dhe të Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe miratuan në minutat e para të së premtes pa ndryshime projektligjin e paqes fiskale. Projektligji, që parashikon faljen e mbi një miliard euro detyrime tatimore të prapambetura për bizneset u miratua me 75 vota pro dhe 20 kundër.