Ministri i Financave, Ervin Mete priti në një takim zyrtar të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, David Ëisner, me të cilin u diskutua mundësia e rritjes së bashkëpunimit dhe mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë, përmes marrëveshjes së re të ndihmës së Qeverisë Amerikane për vendin tonë. Deri më tani asistenca e premtuar nga USAID është rreth 69 milionë dollar, ndërkohë me marrëveshjen e re, shtyhet afati deri në vitin 2030 dhe rritet edhe financimi që parashikohet të shkojë deri në 97 milionë dollarë.