Votuesit amerikanë po tregojnë mosmiratimin e tyre me politikat e Presidentit Joe Biden, gati nëntë muaj pasi ai mori detyrën. Në një seri anketimesh të bëra javën e kaluar në nivel kombëtar, 49.2% e të anketuarve nuk e miratojnë punën e zotit Biden, ndërkohë që 44.5% thonë se e mbështesin. Rezultatet e pesë anketimeve të bëra rishtazi nga RealClearPolitics zbulojnë se qytetarët kanë pakënaqësi, ndërkohë që rezultatet e tre anketimeve janë në favor të zotit Biden.