Ndërsa rezultatet e zgjedhjeve në SHBA nisën të sinjalizonin një presidencë të dytë të Donald Trump, shumë amerikanë nisën të kërkonin një zgjidhje tjetër; largimin nga vendi. Kërkimet në Google për "zhvendosje në Kanada" u rritën me 1270% në 24 orët pas përfundimit të zgjedhjeve Bregun Lindor të SHBA të martën, tregojnë të dhënat e kompanisë. Kërkime të ngjashme për zhvendosjen në Zelandën e Re u rritën gati 2,000% ndërsa ato për Australinë u rritën me 820%.