Trupat ushtarake amerikane dhe mjete të rënda luftarake mbërritën të premten në Poloni dhe Gjermani, sipas planit për rritjen e numrit të ushtarëve amerikanë në Europë, përballë frikës për pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Më shumë se 200 makina luftarake Stryker të regjimentit të 185-të të Këmbësorisë të Batalionit të Parë të Gardës Kombëtare mbërritën në portin polak Gdyna, ndërsa shumica e ushtarëve mbërritën me avion.