Kryedemokrati Sali Berisha këtë të premte është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pak para fluturimit, nga aeroporti i Rinasit Berisha e cilësoi këtë lëvizje si ‘udhëtimi i viteve për Shqipërinë’ dhe se Amerika do ta clirojë vendin nga diktatura. ‘Unë kam shumë kënaqësi që sot nisem për në Shtetet e Bashkuara, po me atë bindje si në mars të vitit 1991. Se vendi i madh i lirisë do mbështesë Shqipërinë dhe shqiptarët në përpjekjen e tyre për t'u çliruar nga diktatura autoritare. Kurse në rrafshin tim, unë shkoj dhe takoj miqtë e mi të cilëve u them: unë erdha, erdha.’