Një 77 vjecar humbi jetën mesditën e së dielës, pasi autoambulanca me të cilën ai po transportohej drejt spitalit të Tiranës, u përplas me një kamion në aksin rrugor "Lushnjë-Fier". Lidhur me këtë ngjarje, policia e Fierit vuri në pranga dy persona, drejtuesin e ambulancës dhe drejtuesin e kamionit.