Bursa shqiptare, emetimi i obligacioneve dhe bonove të thesarit cilësohen burime më të gjera financimi të cilat do i japin hov klimës së biznesit në Shqipëri. Në përmbushje të kapitullit 9 të procesit screening, qeveria miratoi Dokumentin e Politikave “Për krijimin e një mjedisi mundësues për zhvillimin e tregjeve të kapitalit në Shqipëri”.