Izraeli ka vrarë më shumë se 12,000 palestinezë në Gaza që prej fillimit të sulmit nga Hamasi më 7 tetor. Sipas analizës së ‘The Economist’ perandoria financiare e Hamasit llogaritet të sjellë më shumë se 1 miliardë dollarë në vit. Duke qenë se është krijuar me kujdes për të shmangur sanksionet perëndimore, mund të jetë e paarritshme për Izraelin dhe aleatët e tij.