Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi, Kimberly Guilfoyle u rikthye në Tiranë për të zhvilluar një tjetër takim me Kryeministrin Edi Rama. Kryediplomatja amerikane në Athinë u prit në Kryeministri nga Rama, teksa pritet që ajo të nënshkruajë një marrëveshje për energjinë. Detaje në lidhjet me marrëveshjen nuk jepen, teksa ky është takimi i tretë i Ramës me Ambasadoren, ku në dy raste e ka pritur në Kryeministri, ndërsa me të u takua edhe në Greqi, gjatë vizitës në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit.