Shtetet e Bashkuara të Amerikës e konsiderojnë të papranueshëm arrestimin nga autoritetet serbe të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës Dejan Jankoviç. Nëpërmjet ambasadorit në Prishtinë Jeff Hovenier, SHBA kërkon nga Beogradi lirimin e Jankoviç, I cili u ndalua një ditë të mërkurën në pikën e kalimit kufitar të Jarinjës.