Kandidatura e diplomatit David J. Kostelancik, për postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri është miratuar nga Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan. Pas miratimit, pritet shqyrtimi i kandidaturës së tij, por ende nuk ka një datë. Vitin e kaluar, kandidati për amabasador tha se përparimi i reformës në drejtësi në Shqipëri do të ndihmojë përparimin e vendit drejt integrimit evropian.