Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë priti sot Ambasadorin e Italisë në Tiranë, Sh.T. Marco Alberti, i cili mbajti një leksion të hapur me temën “Re-designing the Future: Accession of Albania to the EU”. Në fjalën e tij, Ambasadori Alberti analizoi kontekstin global dhe sfidat e ndërlidhjes në Europën e sotme, duke theksuar se anëtarësimi i Shqipërisë në BE duhet parë si një ribashkim natyral i hapësirës evropiane, dhe jo vetëm si një proces teknik zgjerimi.