Top News – Ambasadori i BE: Ka progress/ Berisha ‘non grata’, Soreca kyç gojën
23/05/2021 13:04

Vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shpalljen NON GRATA të ish kryeministrit Sali Berisha, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca vendosi të mos e komentojë. Soreca u shpreh se Shqipëria është shumë pranë fillimit të negociatave. ‘Jo nuk kam asnjë koment ky është një vendim i qeverisë së SHBA, e respektojmë plotësisht, nuk kam një koment për të bërë për këtë.’ Nga Korça, Soreka u shpreh se gjatë udhëtimit të tyre ato kanë takuar qytetarët shqiptarët dhe i kanë informuar në lidhje me projektet që janë financuar nga BE. I deleguarai I Bashkimit Europian theksësoi se vendi ynë ka bërë shumë progres në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave, por duhet të bëjë më shumë. ‘Është kënaqësi të takohemi me të ardhmen e Shqipërisë dhe kjo e ardhme e Shqipërisë janë të rinjtë e saj. Gjatë këtij rrugëtimi kemi biseduar me krerët e bashkive për punën që duhet të bëjnë dhe për të ardhmen për procesin e integrimit drejt BE. Nuk kemi qenë kurrë më parë pranë fillimit të negociatave. Ne po tregojmë projektet programet që janë financuar nga BE. Është një moment i rëndësishëm që tu tregojmë shqiptarëve që Europa është këtu. Ky turne me anë të të cilit dëshirojmë të bisedojmë me qytetarët e Shqipërisë për ta çuar para Shqipërinë drejt BE-së. Shqipëria ka bërë hapa shumë të rëndësishëm para sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, kjo nuk mjafton, por mjafton që të çelen negociatat, por ka ende shumë punë për të bërë. Pra duhet të fillohet me konceptin e ndjekjes së parave. Reforma në Drejtësi po krijon shumë Falcone në Shqipëri.’ Për procesin e anëtarësimit në BE, Luigi Soreca deklaroi se BE nuk është i plotë në rast se në të nuk do të jenë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Top News – Ukraina sulmon naftën ruse / Ndërpritet rrjedha drejt Hungarisë e Sllovakisë
22/08 16:14
Top Channel/ Rritje konsumit të energjisë gjatë verës, Balluku: Ka rënë humbja në rrjet!
22/08 15:57
Top Channel/ Vdekja e 32-vjeçarit në Divjakë, ‘arrest në burg’ për autorin e dyshuar
22/08 15:56
Top Channel/ Pranga piromanit në Gramash! Ndezi zjarr në pyll, rrezikoi banesat e fshatit
22/08 15:45
Top Channel/Lufta kundër piraterisë! AMA miraton ndryshimet: Subjektet,vetëm shërbime të autorizuara
22/08 15:27
Top Channel/ Emigranti vret bashkëshorten! Dëshmi tmerri, dyshohet se fëmijët panë gjithçka
22/08 15:23
Top Channel/ Arrestohet i shumëkërkuari! Ramadan Zoto kapet në Korçë. Aksioni si në filma
22/08 15:20
Top News- Aksidenti tragjik në Pogradec/ Makina përplas 62-vjeçaren, lëndohet edhe një e mitur
22/08 15:09
Top Channel/ “Shtatorja e Rugovës në magazinë”, Berisha vlerëson ish-Presidentin e Kosovës
22/08 15:05
Top News- Operacionalja ‘rrethon’ Korçën/ Arrestohen dy persona, zbulohet arsenal armësh
22/08 15:01
Top Channel/ Tre italiane bëjnë ‘kërdinë’ në Ksamil, vjedhin bizhuteri e parfume
22/08 14:52
Top News – Berisha kujton Rugovën. ‘U mësoi politikanëve të Kosovës, shtetformimin e saj’
22/08 14:45
Top News- ‘Mund të intimidojë dëshmitarët’ / Gjykata e posaçme tregon arsyet pse e la në qeli Metën
22/08 14:45
Top News- Të shtëna me armë në Kombinat/ Qëllohet drejt një makine në ecje, shpëton ‘shënjestra’
22/08 14:33
Top News – Të huajt që vizituan Shqipërinë. Raporti i INSTAT: Në korrik ranë me 3.3 për qind
22/08 14:29
Top News- Aksioni ndaj ndërtimeve pa leje në Vlorë/ IKMT shemb objektin e dytë të skualifikuar
22/08 14:24
Top Channel/ Arrestimi i Ramadan Zotos, policia: Iu gjetën 4 pistoleta, dron dhe 600 fishekë
22/08 14:18
Top Channel/ Prangoset vajza e Eli Farës, u kap me kokainë! Historia e arrestimit 5 vite më parë
22/08 14:04
Top News- Operacionalja, aksion në Korçë/ Plagosi 2 persona, kapet i shumëkërkuari nga Vlora
22/08 13:12
Top Channel/ Fundjava me diell dhe shi/ Parashikimi i motit. Temperaturat deri në 33 gradë celsius
22/08 12:41