Top News – Ambasadori amerikan në Prishtinë, takohet me Kurtin, çfarë i kërkoi kreut të VV
16/02/2021 14:23

Një ditë pasi u bë e qartë fitorja e tij në zgjedhjet e 14 shkurtit, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett u takua me kreun e VV-së, të cilit më së pari i ka përcjelle urimet e rastit, e më pas i ka paraqitur dhe një kërkesë. Shefi i misionit diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë kërkoi që të punohet sa më shpejt për krijimin e qeverisë së re dhe Kuvendit për të zgjidhur sfidat urgjente me të cilat përballet vendi. “I kënaqur që u takova me Albin Kurtin për të përgëzuar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e saj dhe për të diskutuar hapat e Kosovës në të vazhdim. Nxisim palët të punojnë shpejt për të formuar një qeveri dhe kuvend për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Kosnett. Shqetësimi i tij për vonesa nuk është I pabazë. Kur fitoi zgjedhjet e 6 tetorit 2019, Vetëvendosjes iu deshën 4 muaj negociata që të formonte qeverinë në 3 shkurt 2020. BE-ja po analizon edhe ndikimin që mund të mund të ketë ky rezultat zgjedhor në vazhdimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Në parim, në BE vazhdojnë të thonë se “nuk na takon ne të caktojmë se kush do të jetë përfaqësues i palëve në dialog” dhe se për bllokun është i pranueshëm kushdo që emërohet nga institucionet e Kosovës. Por, duke pasur parasysh se fituesi i zgjedhjeve duhet ta përkthejë këtë fitore në krijimin e institucioneve të reja, atëherë edhe BE-ja do të presë dhe nuk planifikon ndonjë takim të radhës derisa të sqarohet situata rreth krijimit të Qeverisë së re të Kosovës.

Top News – Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt/ Tre ekspertë do të angazhohen për të zbardhur ngjarjen
11/11 15:13
Top News – ‘Fluturojnë’ çmimet në Kosovë. Qeveria ngre duart: Shkak luftërat në Ukrainë e Iran
11/11 15:13
Top News – Një bioinxhinier për Kosovën. Trump nominon ambasadorin e ri të SHBA në Prishtinë
11/11 10:19
Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15
Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top News- PDK-ja në udhëkryq analistët: Grupet e interesit mund të ndikojnë garën për kryetar
08/11 14:56
Top Channel/ Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkime dhe ndjekje penale
07/11 19:31
Top News – Jo bashkëpunim me Listën, por… Studentët nuk ndërpresin fondet për serbët e Kosovës
07/11 16:00
Top News – Strategjia për lirimin e krerëve të UÇK. Mblidhet grupi i punës, diskutimet ‘top sekret’
07/11 14:53
Top Channel/ Vdekja e Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave
07/11 13:54
Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39
Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25