Ministria e Jashtme e Rusisë akuzoi ambasadorët perëndimorë në Moskë se po ndërhyjnë në çështjet e brendshme të Rusisë dhe tha se sjellja e tyre ka ngritur pikëpyetje lidhur me qëllimin e këtyre të dërguarve. Lufta në Ukrainë ka nxitur krizën më të rëndë në raportet mes Rusisë dhe Perëndimit që nga Kriza Kubane e Raketave dhe presidenti Vladimir Putin, ka paralajmëruar Perëndimin se rrezikon të provokojë një luftë bërthamore nëse trupat perëndimore dërgohen për të luftuar në Ukrainë