Ambasada Gjermane në Tiranë rihap sektorin e vizave dhe pasaportave, duke filluar nga kjo e hënë, por me një kusht që lidhet me numrin e aplikimeve, që përpunohen çdo ditë. Ambasada do të reduktojë numrin e tyre. Pra do të ketë një shtyrje të orareve dhe datave të aplikimeve, ndërsa të gjithë qytetarët që janë të prekur nga këto masa do të njoftohen personalisht.